Red Cross Shape
Kryqi i Kuq prezantoi donatorët dhe rezultatet e fushatës

2020-01-16

Kryqi i Kuq prezantoi donatorët dhe rezultatet e fushatës

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 15.01.2020 në ora 12:00 në ambientet e tij, organizoi një konferencë për shtyp me rastin e përfundimit të aksionit të ndihmës dhe mbështetjes për popullsinë e prekur nga tërmetet që goditën Republikën fqinje të Shqipërisë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në konferencën e sotme për shtyp publikoi se janë mbledhur gjithsej 16,6 milionë denarë në bazë vullnetare nga organizata qytetare, individë dhe kompani për viktimat e tërmetit në Durrës, Shqipëri.

Më së shumti, ose gjithsej 13,2 milionë nga shuma, janë të holla nga donacionet e kompanive. Përmes operatorëve telefonikë janë mbledhur 2,67 milionë denarë, direkt nga vetë qytetarët 238 mijë denarë, dhe nga organizatat komunale janë dhënë 444.000  denarë.

Paratë deri të premten do të transferohen në Kryqin e Kuq të Shqipërisë.

Para konferencës për shtyp, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi një takim me donatorët – kompanitë dhe personat fizikë që morën pjesë në aksionin e ndihmës dhe mbështetjes për popullsinë e prekur nga tërmetet që goditën Republikën fqinje të Shqipërisë.

Praktika jonë është që të sigurojmë transparencë në procedurën e dhurimit dhe është bërë një inspektim i llogarive dhe raporteve për ndihmën e marrë materiale dhe jo-materiale.

Други вести

U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rezultatet e Programit PVH për ciklin 2026!
Punëtoria përgatitore PHV, 05–07 qershor, Solferino-Strugë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026