5 Gusht, 2021

Linja telefonike për ndihmë të parë psikologjike gjatë zjarreve që ndodhën në lokalitete të ndryshme në RMV

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmën e parë psikologjike të kontaktojnë linjat e hapura SOS.

Duke pasur parasysh zjarret në periudhën e kaluar në vendin tonë dhe kushtet në të cilat ndodhen qytetarët, ju kujtojmë për mundësinë e përdorimit të linjave telefonike të hapura ku do të merrni mbështetjen e parë të duhur psikologjike nga vullnetarët tanë të trajnuar.

Çdokush që ndihet i kërcënuar dhe i shqetësuar nga zjarret mund të drejtohet, të bëjë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla për përballimin me sukses të një situate që kërcënon mirëqenien dhe krijon një ndjenjë të sigurisë personale dhe kolektive të rrezikuar.

Linjat telefonike të hapura janë të ndara sipas rajoneve dhe kanë të bëjnë me të gjitha komunat dhe vendbanimet të cilat u përkasin rajoneve të lartëpërmendura.

Linjat e hapura:

Rajoni i Shkupit – – 071/367-909, 071/367-981 dhe 071/379-119

Rajoni i Pellagonisë – (Manastir, Demir Hisar, Krushevë, Prilep, Resnjë)

047/236-019 dhe 070/791-770

Rajoni Jugperëndimor dhe Pollogu – (Gostivar, Tetovë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër)

072/239-051 dhe 072/239-077

Rajoni Lindor, Verilindor dhe Juglindor (Shtip, Koçan, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Probishtip, Kratovë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Strumicë, Gjevgjeli, Vallandovë, Radovish)

071/426-660 dhe 071/426-633

Rajoni i Vardarit (Veles, Negotinë, Sveti Nikole, Gradsko, Çaska, Kavadarci, Llozovë, Rosoman, Demir Kapi)

075/294-036, 071/274-229 dhe 043/231537

< kthehu mbrapa