Mbështetje logjistike dhe mjekësore në takimin akcionar në Katllanovë
Në periudhën prej 27 deri më 29.7.2018 në Katllanovë u mbajt takimi akcionar i pjesëmarrësve të aktiviteteve të punës së të rinjve nga të gjitha ish republikat jugosllave. Eventi u organizua nga Shoqata e akcionereve të Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, ARM, ESHS, Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe të tjerë.
Takimi u mbajt me rastin e tre përvjetoreve të mëdha: 70 vjet që nga ndërtimi i hidrocentraleve në Mavrovë, 55 vjet nga akcioni punës “Shkupi 1963”, me rastin e tërmetit dhe 40 vjet të akcionit të punës “Autostrada Vllazërim – Bashkim”. Brenda takimit u zhvilluan një sërë punësh dhe aktivitetesh kulturore-artistike.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka mbështetur këtë ngjarje duke ofruar mbështetje logjistike për akomodimin e pjesëmarrësve (thasë gjumi, batanije) dhe një ekip mjekësor i cili ka qenë 24 orë në dispozicion. Në manifestim morri pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti.