1 Dhjetor, 2016

MBLEDHJA E 7-TË E PARTNERITETIT TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Sot më 24.11.2015  Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë organizoi mbledhjen e 7- të në Panairin e Shkupit ku morrën pjesë përfaqësues  të odave ekonomike, kompanitë, bankat dhe organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë.

Mbledhja e  partneritetit u organizua me qëllim të thellimit të së kaluarës por edhe për të nxitur bashkëpunimin në të ardhmen mes Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe organizatave partnere, përmes të cilës sigurohet mbështetje e konsiderueshme për grupe të ndryshme në shoqëri. Suksesi i kompanive përgegjëse shoqërore, përmes proekteve që i realizon Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në masë të madhe varet nga bashkëveprimi i drejtëpërdrejtë mes sektorit të korporatave, shoqërisë civile dhe shfrytëzuesëve dhe janë të bazuara në përvojën për nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohet bashkësia lokale.

Sekretari general I Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë Z.Sait Saiti hapi mbledhjen dhe theksoi se “Kujdesi për të mirën e përbashkët paraqet prioritet të lartë për punë të përgjegjshme kyq dhe bazë në zhvillimin e përbashkët të shoqësrisë. Në këtë kuptim, sot ne jemi këtu së bashku për të promovuar inicijativë për ndërtimin e partneriteteve strategjike të  cilat do të kontribuojnë në zbutjen dhe tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen njerëzit në bashkësi, me qëllim përfundimtar të arritjes së mirëqenies sociale. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe besimin në zbatimin e iniciativave për të siguruar mbështetje efektive dhe për të përfaqësuar interesat e popullatës së mjeruar. “

 

Gjatë kësaj ngjarjeje, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ndau minënjohje, mbështetës bronz Albiz  Fondacionit si shenjë e falemenderimit për mbështetjen në arritjen e qëllimeve humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

< kthehu mbrapa