14 Dhjetor, 2017

Mbledhja e Kuvendit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë

Më 12.12.2017, në Shtëpinë e Organizatave Humanitare “Dare Xhambaz”, në Shkup, Kryqi i kuq i RM-së mbajti mbledhjen e tij të dytë të Kuvendit për periudhën e viteve 2017-2021.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Kryqit të kuq të RM-së u rishikuan dhe u morën Vendime statutore për ndryshimin dhe plotësimin dhe rregullimin nomoteknik të Statutit të Kryqit të kuq të RM-së, si dhe dokumente të tjera që përmirësojnë kornizën normative të punës së Kryqit të kuq të RM-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, Dr. Sait Saiti theksoi se aktet e propozuara të rendit të ditës, siç janë rregulloret, politika, kodeksi, janë pjesë të progresit administrativ-juridik në rregullimin e disa lëndëve që nuk kanë qenë të rregulluara në një dokument përkatës ose që kanë pësuar ndryshime të duhura dhe ato janë në kompetencë të sjelljes nga ana e Kuvendit. Në periudhën e ardhshme vijon miratimi i akteve të tjera për të rrumbullakuar procesin e sjelljes së dokumenteve që janë nën kompetencë të strukturës udhëheqëse dhe administruese të Kryqit të kuq të RM-së – tha Saiti.

Është me rëndësi të përmendet se para sjelljes së dokumenteve, diskutimi u organizua me punë në grupe në të cilat ishin përfshirë të gjithë anëtarët e Kuvendit të Kryqit të kuq të RM-së, ku ata patën mundësinë për të theksuar propozimet, vërejtjet dhe sugjestionet e tyre për dokumentet e propozuara.

 

< kthehu mbrapa