29 Dhjetor, 2016

MBLEDHJA E KUVENDIT TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Më 20.12.2016, në Shtëpinë e organizatave humanitare: “Dare Xhambaz” në Shkup, Kuvendi i Kryqit të kuq të RM-së e mbajti mbledhjen e dhjetë të rregullt për periudhën mandatare 2012 – 2016.

Mbledhja filloi me potencimin e aktiviteteve gjenerale të cilat ishin ndërmarrë në vitin 2016 me potencimin e sfidave siç janë: ndryshimet klimatike, katastrofat natyroredhe kriza me migrantë. Kryqi i kuq i RM-së shprehi falënderim të madh për të gjitha institucionet dhe organizatat e vendit dhe të jashtme si donatorë dhe përkrahës. Në vazhdim të mbledhjes u sollën Programi për punën e Kryqit të kuq të RM-së për vitin 2017 dhe Buxheti i Kryqit të kuq të RM-së për vitin 2017.

Kryetari i Kryqit të kuq të RM-së D-r Millço Trajkov theksoi se vitin 2017 që vjen do ta shënojnë aktivitete, data dhe ngjarje të rëndësishme. Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti i informoi të pranishmit për propozim statutin e Kryqit të kuq të RM-së që është në fazën e sjelljes pas mbarimit të procedurave të nevojshme dhe që paraqet sfidë në qëllimin për përgatitjen e kornizës së re konstituive, përforcim të resurseve njerëzore si në kuadrin profesional, ashtu edhe në atë vullnetar dhe përmirësim të efikasitetit në punë.

< kthehu mbrapa