Mbledhja e Kuvendit të Kryqit të kuq të RM-së
Më 17.03.2017, në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz” në Shkup, Kuvendi i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhjen e vet të rregullt të dymbëdhjetë, ku u shqyrtua miratimi i Raportit të punës së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë me buxhetin e vitit 2016.
Viti që kaloi ishte i mbushur me shënimin e jubileve, ngjarjeve, datave dhe aktiviteteve të rëndësishme. Mbledhja u hap me pika muzikore dhe me performansën e nxënësve të SHMPK “Ilia Nikollovski Luj” – Shkup dhe u prezantuan video-spote me aktivitete të rëndësishme të cilat shënuan vitin 2016. Në këtë ngjarje u dhanë edhe mirënjohje në formën e pllakave për 16 OKKK të cilat përmbushën planin në dhurimin e gjakut, si vijon: Organizatat komunal të Kryqit të kuq Qendër, Shën Nikollë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Shtip, Kriva Pallankë, Vallandovë, Kavadar, Dellçevë, Strugë, Negotinë, Kratovë, Probishtip, Krushevë dhe Manastir.
Nga ana e sekretarit të përgjithshëm z. Sait Saiti u prezantua “Hulumtimi i mendimit publik për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë”.
Në pjesën e punës në mes tjerash Kuvendi diskutoi për Raportin e punës së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë me buxhetin për vitin 2016. Kuvendi njëzëri miratoi Raportin e punës së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë me buxhetin për vitin 2016.
Në fund, kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë Dr. Millço Trajkov u falënderoi anëtarëve të Kuvendit për kontributin e tyre në punë dhe ua uroi 17 marsin Ditën e themelimit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Ditën e dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë.