Mirënjohje nga “Site siti” për Kryqin e kuq
Në ngjarjen që u mbajt më 19 mars të vitit 2019 organizuar nga Shoqata “Eja Maqedoni”, u ndanë mirënjohje për Kryqin e kuq të RM-së, Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të kuq Manastir, Kumanovë, Prilep, Strumicë, Radovish, Gjevgjeli, Gostivar, Koçanë dhe Vinicë për përfshirjen dhe mbështetjen e aktiviteteve të rrjetit “Site siti” për ruajtjen e ushqimit dhe dhurimin e tij për qytetarët e rrezikuar social.
Gjatë vitit të kaluar, Kryqi i kuq në dhjetë qytete në Maqedoni mori pjesë në fushatën “Ushqe 10.000″, përmes së cilës u sigurua ushqim për të ndihmuar mijëra qytetarë në vend. Anëtarët e rrjetit “Site siti” nga prilli i vitit të kaluar, deri tani, arritën të shpëtojnë 66.524 kg. ushqim ose 221.746 shujta.
Këtë vit Shoqata “Eja Maqedoni” në partneritet me Kryqin e kuq të R. së Maqedonisë, do të propozojë një model të një sistemi nacional që do të shfrytëzojë tepricat e tregut në mënyrë që të sigurojë vakte ushqyese për kategoritë më të mëdha dhe të ndryshme të popullatave në nevojë. Zgjidhja sistemore do të vendoset në bazë të ndryshimeve të nevojshme legjislative, analizës së tregut, nevojave të transportit, mbështetjes së marketingut etj., si dhe avancimit të ueb-platformës së “Site siti” për menaxhimin e ushqimit të dhuruar, e cila tanimë funksionon përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe disa organizatave të shoqërisë civile.