21 Mars, 2022

MPJ DHE KRYQI I KUQ NËNSHKRUAN MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM PËR KOORDINIM MË EFIKAS PËR GRUMBULLIMIN E NDIHMAVE PËR NË UKRAINË

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në një manifestim humanitar për mbledhjen e ndihmave për Ukrainën nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për koordinim më efektiv.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, falënderoi Kryqin e Kuq, si dhe Odat Ekonomike që filluan aktivitetet e tyre ndihmëse. Ai theksoi se ekziston një listë e nevojave për të cilat çdo biznes, çdo kompani mund të vendosë të marrë detyrimin për të ofruar ato produkte. Ekziston edhe një numër i Kryqit të Kuq ku qytetarët mund të telefonojnë dhe të dhurojnë 100 denarë të cilat do të dërgohen direkt në Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV Sait Saiti informoi se deri më tani në llogarinë e Kryqit të Kuq janë mbledhur 2 milionë e 734 mijë denarë për ndihmë për popullatën në Ukrainë.

< kthehu mbrapa