6 Shkurt, 2017

Ndihma humanitare për 71 familje të bllokuara nga dëbora

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Operacionit DREF për ballafaqim me pasojat e valës së ftohtë që kaploi vendin tonë, shpërndau ndihma humanitare në fshatrat e bllokuara nga dëbora të komunës Makedonski Brod dhe komunës së Dibrës.

Ndihma humanitare për 39 familje të bllokuara nga dëbora të komunës Makedonski Brod dhe 32 familje të bllokuara nga dëbora të komunës së Dibrës, përbëhej nga paketa familjare me ushqime, paketa familjare për higjienë, batanije, xhaketa dhe komplete me kapela, dorëza dhe shalle. Shpërndarjen e bënë ekipet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Organizata Komunale Makedonski Brod dhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Organizata Komunale Dibër në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet lokale. Aktivitetet dhe shpërndarja e ndihmës humanitare vazhdon edhe në vende të tjera të bllokuara nga dëbora.

< kthehu mbrapa