21 Nëntor, 2017

Nevoja për shërbime sociale dhe shëndetësore për të moshuarit

Të nderuar përfaqësues të mediave,

I nderuar Dr. Aziri, (Dr. Elmi Aziri, Zëvendës Ministër, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale)

I nderuar Dr. Çakarovski, (Dr. Goce Çakarovski, Zëvendës Ministër, Ministria e Shëndetësisë)

E nderuar Shkëlqesia juaj Znj. Kobler, (Ambasadorja Mr. Renate Kobler, Ambasada Austriake në Maqedoni)

Të nderuar përfaqësues të anëtarëve të Rrjetit “InkluzivaM”.

 

Më lejoni të pershendes praninë tuaj në konferencën e sotme për shtyp të organizuar në kuadër të “Javës së Kujdesit për të Moshuarit”, e cila shënohet nën moton: “Ne të gjithë jemi fëmijët e tyre”. Qëllimi i shënimit të Javës është rritja e ndërgjegjësimit publik për nevojën e integrimit të të moshuarve në të gjitha sferat e jetës shoqërore, si dhe për nevojën për të siguruar kujdes dhe ndihmë për të moshuarit. Me rastin e kësaj jave do të organizohen aksione falas për matjen e sheqerit në gjak dhe tensionin e gjakut të të moshuarve, punëtori edukative mbi tema të interesit për të moshuarit, punëtori kreative, aktivitete rekreative. Gjithashtu do të kryhen vizita të personave të moshuar në shtëpitë e tyre nga vullnetarët dhe infermieret e Kryqit të kuq në kuadër të qendrave të kujdesit ditor dhe qendrave të dhënies së ndihmës për të moshuarit. Janë bërë flaerë për të informuar të moshuarit rreth të drejtave të tyre për mbrojtjen sociale dhe shëndetësore. Në shënimin e Javës në mënyrë aktive u përfshinë edhe anëtarët e rrjetit për përfshirjen sociale të personave të moshuar “InkluzivaM”.

Këtë vit për shënimin e Javës është siguruar mbështetje në kuadrin e Projektit Rajonal “Ndërmarrja e aksionit për përfshirjen sociale të personave të moshuar”, financuar nga Bashkimi Evropian, mbështetur financiarisht nga Kryqi i kuq Austriak dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Implementimi i Projektit është bërë nga ana e Kryqi të kuq të RM-së, në partneritet me shoqatën “Humanost”. Ky projekt realizohet në pesë vende: Maqedoni, Shqipëri, B e H, Mal të zi dhe Serbi. Qëllimi i aktiviteteve të Projektit është drejtuar drejt përmirësimit të kapaciteteve të rrjetave të organizatave qytetare, si dhe të vetë organizatave qytetare – anëtare të rrjetave, për të rritur ndërgjegjen publike dhe ndikimit në proceset e vendimmarrjes për përfshirjen sociale të personave të moshuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, në nivel nacional dhe rajonal.

Në qershor të vitit të kaluar me iniciativën e Kryqit të kuq të RM-së dhe “Humanost”, është krijuar rrjeti InkluzivaM, rrjet i shoqatave të qytetarëve për përfshirjen sociale të personave të moshuar, në të cilin përveç Kryqit të kuq të RM-së dhe “Humanost”, anëtarësojnë dhe Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të RM-së, Universiteti Mosha e Tretë, Shoqata e Sëmundjes Alzhajmer, Justicia, Sumnal, Agjencia Lokale për Zhvillim nga Struga dhe Organizata e Grave të Komunës së Pehçevës. Aktivitetet e lidhura me plakjen të cilat realizohen përmes anëtarëve të InkluzivaM janë pjesë e planit strategjik të punës së rrjetave, të cilat kanë për qëllim përparimin e përfshirjes sociale të personave të moshuar në jetën shoqërore. Duke investuar me përpjekje të përbashkëta do të mund të merret pjesë në mënyrë më të fortë në dialogun politik për të ndikuar mbi proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjen për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave të moshuar.  

Për të forcuar kapacitetet e anëtarëve të InkluzivaM, është zbatuar një edukim për përfaqësimin dhe përcaktimin e çështjeve parësore të personave të moshuar bazuar në të dhënat. Në bazë të analizës së zbatuar të situatës në vend, janë përcaktuar çështjet parësore për personat e moshuar. Një nga prioritetet është dhe nevoja për hapjen e shërbimeve sociale dhe shëndetësore për personat e moshuar në kushte shtëpiake.

Me qëllim që të sigurohen të dhëna adekuate për këtë çështje, është zbatuar një hulumtim dhe në bazë të tij është përgatitur analiza “Nevoja e shërbimeve sociale dhe shëndetësore për personat e moshuar”, të cilën dëshirojmë ta ndajmë me Ju. Ajo siguron të dhëna adekuate nga terreni, konkluzione dhe rekomandime për veprim të mëtejshëm. Të dhënat do të jenë një bazë për përgatitjen e strategjisë së përfaqësimit e cila do të mundësojë ndërmarrjen e aktiviteteve të caktuara me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes së publikut dhe forcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal dhe sektorit civil për zhvillimin e shërbimeve të mbrojtës sociale dhe shëndetësore për personat e moshuar.

Me qëllim të prezantimit më të gjerë të rezultateve të analizës, sot do të mbahet Diskutim i panelit me temën: “Nevoja për shërbime sociale dhe shëndetësore për të moshuarit”.

Të nderuar,

Maqedonia përballet me një numër të rritur të popullsisë së plakur. Me 15% popullsi të plakur mbi 60 vjeç, në Regjistrimin e vitit 2002, Republika e Maqedonisë kapërceu koeficientin e popullsisë së plakur për 12%. Sipas të dhënave statistikore popullsia e plakur në vitin 2008 merr pjesë me 16,6% në popullsinë e përgjithshme në RM. Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë se kohëzgjatja mesatare e jetës në Republikën e Maqedonisë në vazhdimësi do të rritet dhe pritet që jetëgjatësia mesatare në vitin 2050 të arrijë 79,5 vjet, ose 33,0 % popullsi e plakur.

 

Duke pasur parasysh numrin e popullsisë së plakur në vendin tonë, nevojat e të moshuarve për mbrojtje sociale dhe shëndetësore janë në rritje e sipër, dhe si rezultat i kësaj imponohet nevoja e përfaqësimit për zhvillimin e formave të mbrojtjes jashtë-institucionale, të cilat do të mundësojnë shërbime të afërta për përdoruesit për të cilët janë dedikuar.

< kthehu mbrapa