21 Shtator, 2018

Parandalim nga tregtia me njerëz me theks te migrimet

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë vitet e kaluara në mënyrë aktive ka vepruar në fushën e Tregtisë me njerëz me theks në përmirësimin e parandalimit të tregtisë me njerëz në vend përmes përforëcimit të kapaciteteve dhe ngrijtjes se vetëdijes të populata e re për të gjitha format e tregtisë me njerëz. Përmes aktiviteteve në këtë fushë që janë realizuar në më shumë Organizata komunale të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, është dhënë kontribut në përforëcimin e kapaciteteve të KKRM për sigurimin e parandalimit të tregtisë me njerëz tek populata e re.

Në kuadër të përmirësimit të mjeteve dhe formave ekzistuese për edukim të edukatorëve në temën e lartëpërmendur, dy përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë kanë marrë pjesë në punëtorinë me temë Tregtia me njerëz me theks te migrantët e cila është realizuar në periudhën prej 3 deri me 6 korrik në Ankara të Republikës së Turiqsë, me mbështetje të Federatës Ndërkombëtare të shoqërive të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe Shoqatës kombëtare të Gjysmëhënës Turke. Në të njejtën, ka qenë i punuar dhe i prezantuar doracaku i ri për Tregti me njerëz me qëllim të unifikohet puna e Shoqatave kombëtare në këtë fushë.

Pas kësaj punëtorie, Shoqata jonë nacionale ka marrë mbështetje nga Federata Ndërkombëtare e shoqërive të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, për implementimin e këtij projekti me temë “Parandalimi i Tregtisë me njerëz, me theks te migrimet”. Si pjesë e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të këtij projekti, në  periudhën prej 13-15 shtator, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka realizuar punëtori për trajnimin e edukatorëve në këtë temë, janë pregaditur dhe publikuar flaera informative dhe edukative në këtë temë, janë bërë analiza të situatave në Republikën e Maqedonisë si dhe në kuadër të KKRM dhe SWOT analizave, është bërë analizë e situatave lidhur me këtë temë në kontekst të Republikës së Maqedonisë.

Pas përfundimit të trajnimit, volonterët e trajnuar do të kenë për detyrë që të realizojnë tre punëtori informative edhe atë në dy shkolla të mesme dhe një para të punësuarve në njësitë e vetëqeverisjes lokale, drejtorë të shkollave, bashkëpunëtorë e të tjerë.

Në trajnim ka marrë pjesë edhe një mysafir nga Kryqi i kuq i Sërbisë i cili ka prezantuar se si implementohet programa në shoqatën e tyre kombëtare dhe ka shkëmbyer eksperienca në punën me të rrinjtë në parandalimin e tregtisë me njerëz të ardhmen.

< kthehu mbrapa