Përkrahje për personat nga Ukraina
Rreth 50 persona nga Ukraina tashmë janë të regjistruar në Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit dhe në organizatat komunale që veprojnë në mbarë vendin. Janë përgatitur pyetësorët e dedikuar për vlerësimin e nevojave të personave, si dhe kartat e regjistrimit përmes të cilave do të regjistrohet ndihma. Shumica e personave të regjistruar nga Kryqi i Kuq janë gra që kanë ardhur me fëmijët e tyre dhe që kanë lidhje të caktuara në vend, si familjarë, miq, të njohur apo bashkëpunëtorë. Kryqi i Kuq i mbështet këta persona me ushqime, mjete higjienike, veshmbathje, këpucë dhe sipas vlerësimit qasja është individuale, por ka një sistem të organizuar mbështetjeje në rubrikën Ndihma e parë psiko-sociale dhe kërkesa për shërbim.
Ne vazhdojmë të mbështesim dhe punojmë së bashku me institucionet shtetërore për të lehtësuar qëndrimin e tyre në vend.
Gjatë vlerësimeve që nuk janë aspak të lehta, as për individët dhe as për ekipin, të vegjlit animohen duke vizatuar, ngjyrosur dhe duke bërë të gjitha gjërat që janë të rëndësishme për fëmijët.