Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve ne nevoja të veçanta
Sot më 14.12.2017, në Teatrin Popullor të Maqedonisë në Shkup, organizuar nga Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, u mbajt një Pazar humanitar, i cili faktikisht përfaqëson ngjarjen përfundimtare të aktiviteteve të sivjetme të realizuara në kuadër të Projektit “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve ne nevoja të veçanta”, që zbatohet nga Kryqi i kuq mbështetur nga Banka Komerciale SHA Shkup.
Në këtë ngjarje u ekspozuan 80 vizatime, vepra të punuara, që janë fryt i përbashkët i fëmijëve të qendrave ditore, vullnetarët e Kryqit të kuq, punonjësit në Qendrën ditore, si dhe me mbështetjen e artistëve të artit në komuna. Të pranishmit patën mundësinë për të zgjedhur një vizatim dhe për të dhuruar mjete për mbështetjen e aktiviteteve të projektit.
Në këtë ngjarje të pranishmëve iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti, i cili shprehu një falënderim të madh për Bankën Komerciale SHA Shkup për bashkëpunimin e frytshëm dhe besimin ndaj Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, si partnere në zbatimin e programeve shoqërore të dobishme sociale, për të cilën si shembull i suksesshëm është mbështetja e vazhdueshme shtatëvjeçare dhe implementimi i përbashkët i aktiviteteve të projektit për përmirësimin e socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.
Znj. Maja Stevkova Shterieva, Drejtore kryesore financiare dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Bankës Komerciale shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm me Kryqin e kuq në mbështetjen e aktiviteteve për përmirësimin e nivelit socio-kulturor dhe cilësisë së jetës së fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta. Të punësuarit e Bankës janë pjesë e implementimit të këtyre aktiviteteve me çka konfirmojnë përgjegjësinë e tyre sociale.
Znj. Sonja Kiprovska, u.d. Drejtore e Entit për Veprimtari Sociale theksoi bashkëpunimin shumëvjeçar me Kryqin e kuq në zbatimin e iniciativave të përbashkëta për përmirësimin e socializimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe me këtë rast tha se shpreson që këto marrëdhënie të partneritetit të zhvillohen edhe në të ardhmen në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së personave me nevoja të veçanta.
Në aktivitetet e projektit janë përfshirë rreth 250 fëmijë me nevoja të veçanta të moshës 5-18 vjeç, të përfshirë në qendrat ditore në Shkup, Gostivar, Prilep, Kavadar, Veles, Dibër, Kërçovë, Dellçevë, dhe fëmijët e familjeve kujdestare në Shkup, Prilep dhe Veles. Aktivitetet realizohen përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, organizatat komunale të Kryqit të kuq në Gostivar, Prilep, Kavadar, Veles, Dibër, Kërçovë, Dellçevë, në bashkëpunim me qendrat ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në këto komuna.