Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të projektit “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta” më 06 dhjetor të vitit 2018 organizoi një punëtori për evalvimin e aktiviteteve të projektit që zbatohen përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të kuq të Prilepit, Velesit, Kavadarit, Dellçevës, Kërçovës, Dibrës dhe Gostivarit.
Qëllimi i punëtorisë ishte verifikimi i rezultateve të arritura, efektet nga implementimi i aktiviteteve, si dhe dhënia e drejtimeve për veprimet e ardhshme në nivel lokal. Nënkryetari i Kryqit të kuq të RM-së, Dimitar Karakulev, shprehu kënaqësinë për implementimin e aktiviteteve të deritashme dhe shprehu një falënderim të madh për Bankën Komerciale SHA Shkup për mbështetjen e saj, kompani kjo e cila tetë vjet me radhë mundëson realizimin e këtij projekti.
Në këtë punëtori mori pjesë Dr. Jasmina Bucevska, drejtore e Drejtorisë së Marketingut të Bankës Komerciale, e cila shprehu kënaqësinë për aktivitetet e deritashme që janë zbatuar gjatë këtij viti dhe paralajmëroi një mbështetje të mundshme për aktivitetet edhe në vitin e ardhshëm.
Përfaqësuesja e Entit për Veprimtari Sociale, Vaska Stefanovska përshëndeti pjesëmarrësit dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e përbashkët me Kryqin e kuq dhe falënderoi Bankën Komerciale për mbështetjen e projektit.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të Kryqit të Kuq, përfaqësues të qendrave ditore për fëmijët me nevoja të veçanta dhe qendrat për punë sociale nga komunat ku realizohen aktivitetet e projektit, si dhe prindërit e fëmijëve nga Qendra Ditore për personat me paralizë cerebrale në Shkup.