PJESËMARRJE NË SHKOLLËN REGJIONALE VERORE PËR SIGURI 2018
Në periudhën prej 05-07.06 të vitit 2018, në Ohër u mbajt Shkolla regjionale verore për siguri 2018 me temë: “Identiteti, migrimi dhe agjenda e re për siguri në Evropë” e organizuar nga Fakulteti për Siguri në Shkup, Fondacioni “Kondrad Adenauer”, Qendra për studime evropiane Wilfred Martens dhe Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave në të cilën more pjesë profesorë dhe student nga Republika e Maqedonisë, Republika e Greqisë, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Srbisë.
Në Shkollën regjionale verore për siguri 2018 morri pjesë edhe Sekretari Gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, d-r Sait Saiti me temën: “Menaxhimi me krizën e migrantëve – mësimet e mësuara dhe rekomandime”.
Në kuadër të shkollës pervec pjesëve teorike dhe praktike kishte edhe demonstrim të një ushtrimi të simuluar për pranimin e migrantëve të cilën e organizuan Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me MPB.