8 Tetor, 2021

Pjesëmarrje në Trajnimin për trajnuesit për shëndet në situata emergjente

Gjatë periudhës prej 5 deri më 7 Tetor të vitit 2021 në Budapest, Hungari, Zyra Rajonale për Evropë e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe organizoi Trajnim për trajnerët për shëndet në situata emergjente. Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Kapaciteteve të Komunikimit dhe Koordinimit për Përgatitje dhe Reagim Efektiv në Evropën Juglindore”, financuar nga USAID.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të Kryqit të Kuq të RMV-së, Kryqit të Kuq të Serbisë, Kryqit të Kuq të Malit të Zi, Kryqit të Kuq të Shqipërisë dhe Kryqit të Kuq të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte përforcimi i njohurive dhe aftësive të personelit shëndetësor të SHN për shëndet në raste emergjente dhe pasojat shëndetësore të shkaktuara nga fatkeqësitë dhe situatat e krizës, si dhe rifreskimin e algoritmeve të veprimit në shëndetësi në raste emergjente, përgatitjen e Emergency Appeal/DREF në përputhje me Standardet SPHERE.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi morën certifikatë për Trajnimin e trajnerëve për shëndet në situata emergjente, dhe me këtë do të kenë mundësinë t’ua përhapin më tej njohuritë dhe aftësitë e fituara të punonjësve dhe vullnetarëve të SHN të tyre dhe kështu të përforcojnë kapacitetet e SHN nga fusha e shëndetësisë në situata emergjente dhe në kriza.

< kthehu mbrapa