Projekti “X-Stock”: Përforcimi i gatishmërisë ndërkufitare nëpërmjet menaxhimit të përbashkët me rezervat e mallërave për situata emergjente dhe të jashtëzakonshme në Evropën Juglindore”.
Në kuadër të projektit “X-Stock: Forcimi i gatishmërisë ndërkufitare përmes menaxhimit të përbashkët të rezervave mallrash të destinuara për situata emergjente dhe të jashëzakonshme në Evropën Juglindore”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Bashkëpunim Zhvillimor në periudhën 23-24.12. 2021 Në ambientet e Qendrës Operative të KKRMV për Përgatitje dhe Reagim ndaj Fatkeqësive janë mbajtur takime pune me përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq të RMV-së dhe përfaqësues të institucioneve që janë pjesë e sistemit të menaxhimit të krizave dhe institucioneve që janë drejtpërdrejt përfshirë në pritjen dhe dërgimin e ndihmës ndërkombëtare në rast fatkeqësish. Qëllimi i takimeve të punës ishte prezantimi i raportit nga Studimi analitik për gjendjen në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pranimin dhe dërgimin e ndihmës njerëzore dhe materiale në rast të fatkeqësive.
Në takimet e punës u shpjeguan qëllimet e projektit, si dhe rezultatet e pritura. Nga ana e prof. Dr. Rade Rajkovçevski u prezantua analiza me të cilën janë hartuar specifikat e kornizës ligjore dhe institucionale, procedurat dhe sfidat e shtetit dhe institucioneve përkatëse në pranimin dhe dërgimin e burimeve njerëzore dhe materiale në rast të fatkeqësive. Analiza e studimit jep gjithashtu rekomandime për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në marrjen dhe dërgimin e ndihmës humanitare dhe ekipet e reagimit të shpejtë.