Punëtori e shërbimit professional të Kryqit të Kuq të RMV
Në periudhën prej 20 deri më 23 janar 2022 në Strugë u mbajt punëtoria me shërbimin professional të Kryqit të Kuq të RMV në të cilën u diskutuan disa çështje zhvillimore lidhur me punën e shoqërisë kombëtare në periudhën e ardhshme. Theksi kryesor në diskutimet ishte përcaktimi i një koncepti të ri zhvillimor i organizatës për pesë vitet e ardhshme dhe vendosja e një kornize modeli për një organizatë komunale mirëfunksionale e Kryqit të Kuq të RMV-së.
Në takimin e punës u diskutua edhe për planin integral operativ për punën e Kryqit të Kuq të RMV-së për vitin 2022, si dhe për aktivitetet dhe mjetet e përgjithshme për monitorimin dhe vlerësimin e punës së Kryqit të Kuq të RMV-së. Poashtu u la hapësirë e veçantë për diskutim në lidhje me dixhitalizimin, mjetet dhe proceset digjitale që ndërmerren dhe planifikohen nga organizata për qëllim që të sigurohet transformim efektiv digjital, sukses i proceseve të punës dhe promovimi i punës së Kryqit të Kuq të RMV. Aktivitetet e punëtorisë rezultuan me disa konkluzione dhe plan të caktuar të aktiviteteve që do të realizohen në periudhën e ardhshme në bashkëpunim me organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.