6 Mars, 2020

Punëtori edukative në kuadër të Projektit “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara”

Prej 28 shkurt deri më 01 mars të vitit 2020 në Qendrën “Solferino” në Strugë, u mbajt punëtori edukative në kuadër të Projektit “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara”, përkrahur nga Banka komerciale SHA Shkup. Në punëtori morën pjesë 28 përfaqësues, vullnetarë të rinj të organizatave komunale të Kryqit të Kuq Veles, Kërçovë, Gostivar, Dibër, Dellçevë, Prilep, Kavadar dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, koordinatorët e organizatave komunale Gostivar dhe Dellçevë dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, përfaqësues i EP Enti për vgeprimtari sociale Shkup dhe përfaqësues të shërbimit profesional të Kryqit të Kuq të RMV. Qëllimi i punëtorisë ishte të përforcohen kapacitetet e vullnetarëve të Kryqit të Kuq për të përkrahur fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara. Në pajtueshmëri me programin, u përpunuan temat në vijim: Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ekipi dhe puna në ekipe; komunikim me persona me aftësi të kufizuara dhe promovimi i barazisë dhe respektimi i dallimit tek njerëzit.

Në punëtori u prezantuan edhe planet lokale për aksionin e realizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit për përmirësimin e socializimit të fëmijëve nga qendrat ditore dhe fëmijëve nëpër familjet të cilat përkujdesen për ata. Gjithashtu u prezantuan përvoja pozitive , me çka pjesëmarrësit patën mundësi të njoftohen me aktivitetet, të këmbejnë ide dhe propozime për organizimin e aktiviteteve të ngjajshme në kuadër të komunave të tyre.

Të pranishmit në punëtori morën pjesë aktive dhe këmbyen përvoja personale, treguan motivim dhe interes të lartë për të mësuar dhe mbindërtuar kapacitetet e veta dhe përkushtim ndaj punës vullnetare me fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara.

< kthehu mbrapa