Punëtori për leksionet e mësuara për përdorimin e veglës për transferim të parave të gatshme dhe kuponëve
Kryqi i Kuq i RMV në kuadër të Projektit CONEX Ballkanik “COVID 19 përgjigje për përmirësimin e situatës socio-ekonomike të personave të margjinalizuar në 6 vende të Ballkanit Perëndimor”, mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit dhe Kryqi i Kuq Austriak, nga data 10 deri më 12 nëntor të vitit 2022, në Qendrën e Trajnimit Edukativ “Solferino” në Strugë, mbajti punëtori për leksionet e mësuara, për përdorimin e veglës për transferim të parave të gatshme dhe kuponëve – (CVA) në trajnimin për infermierë për ndihmë dhe përkujdes ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Kryqit të Kuq Austriak, Christian Diemt, i cili koordinon dhe mbështet aktivitetet e projektit dhe Wolfgang Klug, lehtësues në seksionin për marrjen e njohurive bazë rreth përdorimit të veglës CVA.
Përfaqësuesit e shërbimit profesional të Kryqit të Kuq të RMV, ndanë përvojat e deritanishme nga përdorimi i veglës CVA, si dhe rezultatet e kënaqshme të infermierëve të trajnuar për ndihmën financiare të dhënë nga Kryqi i Kuq, në periudhën tre mujore. Përvoja pozitive ndanë edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq të Gazi Babës.
Në punëtori morën pjesë nga dy përfaqësues nga Organizatat Komunale të qyteteve: Manastir, Shtip, Strugë, Sveti Nikollë, Probishtip, Krushevë dhe Kumanovë, të përfshirë në aktivitetet e projektit, si dhe përfaqësues të pesë Organizatave Komunale, të cilët kanë përvojë në zbatimin e trajnimeve për infermierë. Nga vlerësimi që iu bë punëtorisë, të pranishmit theksuan, se ishin të kënaqur me mundësinë që ju dha për të marrë njohuri bazë për veglën CVA, por gjithashtu për të dëgjuar më shumë informacione rreth përvojat pozitive të shoqërisë kombëtare nga përdorimi i deritanishëm i kësaj vegle.