23 Dhjetor, 2022

Punëtori për programin e zhvillimit mentorues në 8 OKKK

Në kuadër të iniciativës për zhvillimin e 8 OKKK dhe dinamikës së përcaktuar për krijimin e programit të zhvillimit mentorues me OKKK të Velesit, Gjevgjelisë, Strugës, Radovishit, Shtipit, Probishtipit, Kumanovës dhe Negotinës, në periudhën nga data 20-22.12.2022 në Qendrën Solferino në Strugë, u mbajt punëtori në të cilën morën pjesë gjithsej 19 persona.

Pas zbatimit  të disa proceseve në vitin 2021 për vlerësimin e situatës aktuale në OKKK dhe KKQSH, si dhe vlerësimin e arritjeve të punës sipas programit, u konstatua nevoja për zhvillimin e nismave për përmirësimin e punës së përgjithshëm të Shoqatës Kombëtare. Ekipet lokale me përfaqësues nga struktura drejtuese dhe administrative e OKKK u formuan në nivel lokal, të cilët gjatë punëtorisë u mbështetën nga shërbimi profesional i Zyrës Qendrore, për të përcaktuar planin dhe përparësitë e zhvillimit për periudhën e 6 mujorit të ardhshëm, si dhe dinamikën me të cilën do të monitorohet përparimin dhe realizimi i tij.

Përparësitë e zhvillimit të OKKK janë elaboruar në këto fusha tematike: puna administrative dhe zbatimi i rregulloreve, infrastruktura dhe logjistika, puna programore dhe projektuese, mobilizimi i burimeve dhe bashkëpunimi me partnerë dhe standardet për markimin e KKRMV.

Fillimisht, u hartografuan situatat dhe sfidat aktuale në OKKK, sipas së cilave u përcaktuan planet, për të ndërmarrë hapa konkrete për periudhën e 6 mujorit të ardhshëm.

< kthehu mbrapa