Punëtori për Teorinë e ndryshimeve në kuadër të projektit InCARE
Më datë 14.12.2021, në ambientet e Qendrës për Ndërmarrje Sociale u mbajt pjesa e parë e punëtorisë dyditore me temë “Zhvillimi i shërbimeve të kujdesit afatgjatë duke aplikuar Teorinë e ndryshimit dhe pilotimin e shërbimeve inovative sociale të kujdesit afatgjatë.”
Punëtoria u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetje për zhvillimin gjithëpërfshirës të shërbimeve komunitare për kujdes afatgjatë përmes përfshirjes së shumë palëve (InCARE)”, mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit “Punësimi dhe Inovacioni Social – EaIS” së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut si partnerë të projektit dhe Ministrinë e Shëndetësisë si bashkëpunëtorë të projektit në RMV.
Qëllimet kryesore të punëtorive ishin:
- Prezantimi i projektit “Përkrahje e zhvillimit inkluziv të shërbimit në bashkësi për kujdes afatgjatë nëpërmjet kyçjesë së më shumë palëve (InCARE)”;
- Vërtetim i qëllimeve/vizioneve të përbashkëta për kujdes afatgjatë në vend
- Diskutimi dhe shtjellimi i qëllimeve dhe karakteristikave të komponentit pilot (shërbimi inovativ “Butoni i Emergjencës”);
- Përfshirja e palëve të interesuara në hartimin dhe zbatimin e komponentit pilot nga këndvështrimi i qëndrueshmërisë dhe rritjes së tij në një shërbim të rregullt në sistemin e mbrojtjes sociale.
Në seminar morën pjesë përfaqësues të sektorit publik dhe privat, si dhe përdorues dhe ofrues të shërbimeve të kujdesit në vendin tonë. Pjesa e dytë e punëtorisë do të mbahet më 24.12.2021.
#InCARE-Europe #EaSI #LongTermCare