11 Shtator, 2023

Punëtori për vetëvlerësimin e gatishmërisë së shoqatës kombëtare për të aplikuar instrumentin për përkrahje financiare të popullatës në nevojë përmes transferit të parave dhe kuponëve – CVA

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, nga 4 deri më 7 shtator 2023, në qendrën edukative trajnuese “Solferino” në Strugë, organizoi punëtorinë e dytë për vetëvlerësimin e shoqatës kombëtare në kuadër të programit të gatishmërisë për aplikimin e mjetit për mbështetjen financiare të popullatës vulnerabël nëpërmjet transfertave cash dhe kuponëve – CVA.

Qëllimi i seminarit është kryerja e një vetëvlerësimi të dytë të kapaciteteve të shoqatës kombëtare për përdorimin e instrumentit CVA dhe rishikimi i planit të veprimit i cili përfshinte aktivitete për një periudhë trevjeçare. Lehtësuesit e seminarit ishin Marcin Podlesny, delegat i IFRC për gatishmërinë për CVA në zyrën rajonale të IFRC për Evropë, në Budapest, Farook RAHMAN, delegat i IFRC për CVA nga zyra e delegacionit të grupit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Sarajevë dhe përfaqësues i Sawsan ABU RASSA i Kryqit të Kuq Amerikan.

Në punëtori morën pjesë gjithsej 17 persona, përfaqësues të Zyrës Qendrore të KKRMV, Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të Kuq të cilët kanë njohuri bazë për aplikimin e mjetit.

< kthehu mbrapa