Punëtoria e ndarjes së përvojave për shëndetin dhe kujdesin në aktivitetet me migruesit
Në periudhën 03-05/12/2017, në Zagreb, Kroaci, mbahet një takim i shoqatave nacionale, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në temën “Health & Care Skill Share Workshop – Migration Response”, ku Kryqi i kuq i RM-së merr pjesë së bashku me 11 shoqata të tjera nacionale nga Evropa, me një ekip prej 3 vetash, Aneta Tërgaçevska – koordinuese e veprimtarisë parandaluese shëndetësore, Sllobodan Mitroviq – koordinues në terren i programit për ndihmën dhe mbështetjen e migruesve, Tanja Antiq – paramedike dhe anëtare e ekipeve mobile për migruesit.
Në këtë takim çdo shoqatë nacionale ka mundësinë për të prezantuar aktivitetet dhe inovacionet e saja në lidhje me mbrojtjen shëndetësore, ndihmën e parë dhe ndihmën psikosociale me theks në krizën e migruesve, si dhe për të forcuar bashkëpunimin në këto fusha.