4 Korrik, 2018

PUNËTORIA PËR EDUKIMIN E MOTIVUESVE TË RINJ PËR DHURIM VULLNETAR TË GJAKUT

Në organizim të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Institutit të Mjekësisë së
Transfuzionit në periudhën nga 29 qershori deri më 01 korrik të vitit 2018 në Strugë u mbajt punëtoria për edukimin e motivuesve të rinj për dhurim vullnetar të gjakut në të cilën morën pjesë 27 pjesëmarrës të organizatave komunale të Kryqit të kuq Gazi Babë, Qendër, Çair, Kisella Vodë, Karposh, Tetovë, Gostivar, Veles, Negotinë, Strumicë, Koçanë dhe Ohër, përfaqësues të ARM-së dhe mysafirë nga Kryqi i kuq i Novi Sadit.

Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte edukimi i motivuesve të rinj për dhurim vullnetar të gjakut të cilët do të aftësohen për përfshirje të mëtejshme në procesin e dhurimit të gjakut për organizimin e aksioneve të dhurimit të gjakut në mjediset e tyre dhe në nivel komunal.

Përmbajtjet e programit u prezantuan në bazë të parimeve të mësimit për të rritur përmes: prezantimeve, ndarjes së përvojave, luajtjes së roleve, ushtrimeve dhe mundësisë për pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve.

< kthehu mbrapa