Punëtoria për menaxhimin e resurseve njerëzore në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë
Në periudhën 23-25.02.2018 në Qendrën e trajnimit të kuadrove “Solferino” në Strugë, u mbajt punëtoria për menaxhimin e resurseve njerëzore me një theks në menaxhimin e anëtarësisë së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Në këtë punëtori morën pjesë sekretarët e 29 OKKK-ve të KKQSH-së, të cilët patën mundësinë për të ndarë shembuj pozitivë në punën me resurset njerëzore, për të diskutuar për sfidat me të cilat përballen dhe për të iniciuar hapa të përmirësimit. Një pjesë e veçantë e punëtorisë iu kushtua freskimit të njohurive për menaxhimin me resurset njerëzore, për çka u angazhua një konsulent i jashtëm, Prof. Cvetko Smilevski nga Qendra Detra për Edukim. Praktikat e tyre pozitive në menaxhimin me resurset njerëzore i ndanë edhe mysafirët e punëtorisë nga Kryqi i kuq i Serbisë dhe Kryqi i kuq i Bullgarisë. Në një pjesë të punëtorisë morën pjesë edhe gjithsej 16 vullnetarë dhe anëtarë me role të ndryshme në strukturën e Organizatës të cilët dhanë pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre për përmirësimin e punës. Në fund të punëtorisë u përgatit një Plan i veçantë i aksionit për avancimin e punës me anëtarësinë dhe vullnetarët në Organizatë, që do të jetë objekt i shqyrtimit i Këshillit udhëheqës të Organizatës.