6 Qershor, 2024

Rezultatet në programin PVH-2024

Të rinjtë edhe një herë treguan se janë heronjtë e vërtetë në komunitetin tonë. 1200 të rinj me mbështetjen e 40 shpërndarësve, 11 mentorëve dhe 33 OKKK-ve përpunuan 169 projekte të vogla. Nga këto, 117 janë vlerësuar me notën më të lartë – faza 5, 49 projekte – faza 4 dhe 3 projekte – faza 3.

Janë përpunuar gjithsej 39 projekte që janë vlerësuar me diellin, projekte që kanë ndryshuar jetën e dikujt në terma afatgjatë. Këto projekte janë realizuar në Probishtip 5 projekte, Karposh 3 projekte, Gostivar 3 projekte, Ohër 3 projekte, Kumanovë 3 projekte, Prilep 2 projekte, Çair 2 projekte, Negotinë 2 projekte, Radovish 2 projekte, Kisela Voda 2 projekte, Kavadar 2 projekte, Vini 1 projekt, Manastir 1 projekt, Kriva Pallankë 1 projekt, Shtip 1 projekt, Qendër 1 projekt, Veles 1 projekt, Gjevgjeli 1 projekt, Shkup 1 projekt, Demir Hisar 1 projekt, Kërçovë 1 projekt.

Për kënaqësinë e përbashkët, për herë të parë 21 OKKK kanë përpunuar projekte me diellin, gjë që na tregon se ka një përmirësim të cilësisë gjatë zhvillimit të projekteve.

Urime për të gjithë ata që kontribuan për rezultatet e shkëlqyera, për ndryshimet që janë bërë në komunitet, për mbështetjen e dhënë për të rinjtë, për inkurajimin e vullnetarizmit dhe për ndërtimin e vlerave të qëndrueshme.

< kthehu mbrapa