Rrjeti evropian i shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për mbështetjen psiko-sociale
Në Lozen, Bullgari, në periudhën nga 26-28.10.2018 u mbajt takimi vjetor i Rrjetit evropian të shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për mbështetjen psiko-sociale. Edhe pse Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nuk është anëtar i këtij rrjeti, megjithatë pati mundësinë që me dy përfaqësues të tij të marrë pjesë në punën e këtij takimi. Paralelisht me fillimin e takimit të rrjetit u mbajt edhe takimi rajonal i ekipit punues të Projektit “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psiko-sociale në situata emergjente”, implementimi i të cilit bëhet përmes Shoqatave nacionale të Kryqit të kuq të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Austrisë, të cilat më vonë iu bashkuan takimit të rrjetit. Gjatë këtij takimi të rrjetit u ndanë përvojat dhe praktikat në pjesën e aktiviteteve të mbështetjes psiko-sociale nga pjesëmarrësit ndërkaq prezantime të veçanta për veglat dhe mundësitë më të reja të financimit patën përfaqësuesit e Qendrës së Referimit për Mbështetje Psiko-sociale të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe Zyrës së bashkëpunimit me BE-në të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.