SAITI NË PROMOVIMIN E LIBRITPRIĆE IZ NAŠEG MLINA
Në ftesë të Qendrës Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RSM d-r Sait Saiti, më 20 Tetor 2022,mori pjesë në ngjarje kushtuar promovimit të libërit PRIĆE IZ NAŠEG MLINA.
Publikimi PRIĆE IZ NAŠEG MLINA është djepi i infermierisë kroate, për vitet e shkollimit të tyre atje, për praktikën profesionale të klinikave të Zagrebit, për infermierët-mësues që i mësuan për punën e tyre në institucione të ndryshme shëndetësore dhe, përvjetorin e maturës dhe mendime mbi infermierinë kroate, kujdesin shëndetësor dhe disa gjëra të tjera për të cilat ata folën në ato raste.
Është shkruar me rastin e 100 vjetorit të shkollës, 40 vjetorit të diplomimit dhe kthimit të tyre në Ohër, në Maqedoninë e Veriut, për të përsëritur udhëtimin e tyre të maturës.
Është një libër për çdo infermier dhe për të gjithë ata që merren me infermierinë në çfarëdo mënyre, por edhe për të gjithë ata që vijnë në kontakt me infermierët si pacientët, kolegët, familjarët apo miqtë e tyre. Për të kuptuar më mirë vokacionin e tyre kryesisht human dhe për t’i mbështetur në kryerjen e kësaj pune të vështirë dhe të përgjegjshme.