Seminar Perspektivat e Kryqit të Kuq në ofrimin e Ndihmës së Parë Psikologjike dhe Mbështetjes Psiko-Sociale
Në periudhën prej 28 deri më 30.04.2023 në Solferino të Strugës u mbajt seminari me temën perspektivat e Kryqit të Kuq në ofrimin e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psiko-sociale. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit “Përgjigja ndaj COVID-19 për përmirësimin e situatës socio-ekonomike të personave të margjinalizuar në 6 vende të Ballkanit Perëndimor”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kryqi i Kuq Austriak.
Në seminar ishin të pranishëm vullnetarë, punonjës dhe bashkëpunëtorë të Kryqit të Kuq të RMV. Nëpërmjet aktiviteteve ushtrimore, luajtjes së roleve në skenarë realistë dhe leksioneve ndërvepruese, pjesëmarrësit fituan njohuri dhe përvojë në ofrimin e mbështetjes psiko-sociale dhe ndihmës së parë psikologjike në situata krize dhe emergjente. Temat që kishin një rëndësi të madhe për pjesëmarrësit ishin: Mbështetja psiko-sociale me fëmijët, Dhimbja dhe përballja me humbjen, Mbështetja psiko-sociale e vullnetarëve dhe punonjësve dhe Kujdesi për veten.