Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Shënimi i 8 majit – Ditës Botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe

2018-05-08

Shënimi i 8 majit – Ditës Botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe

Më 8 maj – Ditën Botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, festojmë forcën dhe fuqinë e rrjetit tonë global, si dhe kontributin e personelit tonë dhe të 14 milionë vullnetarëve në botë përmes motos “Gjithkund për gjithkënd”.

Ngjarja qendrore është zhvilluar në Sheshin e qytetit të Shkupit dhe si pjesë e aktiviteteve është realizuar loja para-olimpike “Boçia” dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Si pjesëmarrës u përfshinë personat e Qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuara nga Shkupi, Velesi, Kavadari, Dibra, Dellçeva, Kërçova, Gostivari dhe Prilepi. Aktiviteti u zhvilluar me qëllim të promovimit të mundësive të barabarta dhe ngritjes së ndërgjegjes publike për personat me aftësi të kufizuara. Ngjarjes iu bashkuan edhe vullnetarët e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të territorit të qytetit të Shkupit.

Gjithashtu në mënyrë aktive në lojën para-olimpike u përfshinë nxënësit e 10 shkollave të mesme të territorit të qytetit të Shkupit, në të cilat është duke u realizuar projekti “Klubet shkollore të edukimit dhe preventivës të Kryqit të kuq”. Nxënësit dhe profesorët e tyre përgjegjës dhanë kontribut në realizimin më të lehtë të lojës, ndihmuan dhe mbështetën personat me aftësi të kufizuara.

Fjalim të tyre patën kryetari i Kryqit të kuq të RM-së, z. Romel Velev dhe drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë, z. Faadis Rexhepi, ku dhe promovoi pullën e re postare.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025