3 Nëntor, 2022

Shënimi i 100-vjetorit të lindjes së prof. d-r Nikolla Georgievskit

Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të lindjes së prof. d-r Nikolla Georgievskit, një nga doajenët e mjekësisë maqedonase, i cili që në zanafillën  e formimit të shëndetësisë maqedonase  veproi në mënyrë aktive në themelimin e Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Më  01.11.2022 u mbajt manifestimi për të shënuar kontributin e madh të d-r Georgievskit, që u organizua nga Tangenta Kroate-Maqedonase.

Me këtë rast, fjalim përshëndetës mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV, d-r Sait Saiti, i cila theksoi kontributin e veçantë të Dr. Nikolla Georgievskit për Kryqin e Kuq: “Si humanist i madh maqedonas dhe një nga pionierët e organizatës së Kryqit të Kuq të Maqedonisë, d-r Georgievski, së bashku me Dare Xhambazin dhe Dimçe Zografskin, është themelues i Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe ka marrë pjesë në aktivitetet që nga ditët e para pas themelimit të tij më 17 Mars të vitit 1945. Njëkohësisht me vetëmohim dha kontributin e tij në krijimin, ngritjen dhe zgjerimin e veprimtarisë së kësaj organizate humanitare masive. Në veçanti, ai u angazhua në zhvillimin e ndihmës shëndetësore-parandaluese dhe humanitare, dhurimin e gjakut, ndihmën e parë, luftën kundër sëmundjeve infektive dhe parazitare si dhe sëmundjeve të varësisë. Mori  pjesë aktive në organizimin për sanimin e pasojave të përmbytjes së madhe në Shkup, në vitin 1962, e më pas edhe për tërmetin katastrofik të vitit 1963, në rindërtimin dhe ndërtimin e Shkupit si qytet i solidaritetit botëror.

Puna e tij, rezulton më tej në përfshirjen e  përhershme në punën e Shoqatës Kombëtare në nivel federal. Përfshirja e tij në organizimin dhe zbatimin e Konferencës së Paqes të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Beograd, në vitin 1975 është e paharrueshme.

Kontributi i tij në formimin dhe zhvillimin e organizatës së Kryqit të Kuq në shtetin tonë është thellësisht i ngulitur në përpjekjet e sotme për zhvillimin e Shoqatës Kombëtare tashmë të pavarur të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e lëvizjes ndërkombëtare të “Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe”.

< kthehu mbrapa