Shënimi i Javës së luftës kundër kancerit 01 deri më 08 mars të vitit 2022
Sipas kalendarit të aktiviteteve tradicionale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 1 deri më 8 mars 2022, Java e Kancerit shënohet me moton “Së bashku në luftën kundër kancerit”.
Çdo vit, më shumë se 12 milionë njerëz në mbarë botën sëmuren me një formë të sëmundjes malinje dhe 7.6 milionë vdesin nga kjo sëmundje. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çdo vit zbulohen rreth 6000 raste të reja me kancer. Këto shifra janë vërtet të frikshme dhe alarmante.
Organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, për të kontribuar së bashku në ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit me kohë të sëmundjeve malinje, do të organizojnë punëtori edukative dhe ligjërata për popullatën e përgjithshme. Këto punëtori edukative do të mbulojnë grupe të ndryshme të synuara, popullatën e re, nxënësit e shkollave të mesme, si dhe popullatën e moshuar sipas gjinisë dhe rrezikut të zhvillimit të një lloji të caktuar të sëmundjes malinje. Në rrjetet sociale do të shpërndahen edhe postimet me mesazhe për parandalimin e sëmundjeve malinje.