25 Janar, 2019

Shkolla dhe çerdhe të sigurta

Projekti “Shkolla dhe çerdhe të sigurta” është mbështetur financiarisht nga ERAZMUS + program që u referohet ndryshimeve klimatike, situatave të shpeshta ekstreme si përmbytjet, thatësi, si dhe valët e ftohta dhe të ngrohta që mund të priten në të ardhmen. Aktivitetet e projektit do të zbatohen në 2 institucione arsimore (çerdhe dhe shkolla fillore). 

Rezultatet e pritura të projektit janë: krijimi i një platforme online të ndihmës së parë, ulja e rreziqeve nga katastrofat dhe mbështetja psiko-sociale në situata emergjente, trajnime online për personelin e institucioneve arsimore (çerdhe dhe shkolla fillore) dhe përgatitja e rekomandimeve për implementimin e legjislacionit ligjor në lidhje me uljen e rreziqeve të katastrofave. Në kuadër të Projektit marrin pjesë: Kryqi i kuq i Austrisë, Kryqi i kuq i Kroacisë, Kryqi i kuq i Serbisë, Kryqi i kuq i Bullgarisë dhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë.

Në fazën e parë të Projektit janë formuar 3 grupe të punës për uljen e rreziqeve të katastrofave, ndihmën e parë dhe mbështetjen psiko-sociale, të përbëra nga vullnetarë dhe profesionistë me përvojë dhe të trajnuar. Grupet e punës punojnë në përzgjedhjen e materialeve, resurseve dhe mjeteve për ngritjen e ndërgjegjes dhe kapacitetet në fushën e uljes së rreziqeve të katastrofave, ndihmës së parë dhe mbështetjes psiko-sociale dedikuar për fëmijët në çerdhe, për nxënësit e shkollave fillore, personelin dhe prindërit.

< kthehu mbrapa