Shpërndarja e ndihmës humanitare për popullatën e Ukrainës
Ndihma humanitare e Kryqit të Kuq të RMV, e dedikuar për popullatën e zonave të prekura nga lufta në Ukrainë, e përbërë nga 1200 pako me ushqime dhe 400 pako me produkte higjienike, mbërriti në Ukrainë më 03.06.2022. Ndihma iu dorëzua Kryqit të Kuq të Ukrainës dhe iu shpërnda popullatës së prekur nga konflikti ushtarak në Ukrainë.
Kjo është dërgesa e dytë e ndihmave humanitare për Ukrainën e ofruar nga qytetarët e vendit tonë si mbështetje humanitare për popullsinë më të cenueshme në Ukrainë.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu vazhdon të ofrojë kujdes dhe mbështetje për qytetarët e Ukrainës që banojnë në vendin tonë duke ofruar nevojat elementare të kësaj kategorie të synuar.