24 Mars, 2020

Sot është Dita botërore e TB viti 2020!

Çdo vit, më 24 mars e shënojmë Ditën botërore të Tuberkulozit  (TB) që ta ngrisim vetëdijen publike për pasojat katastrofale shëndetësore, sociale dhe ekonomike nga TB, dhe t’i përforcojmë orvatjet për përfundimin e epidemisë globale të TB.  Shënohet dita në vitin 1882 kur d-r Robert Koh e habiti bashkësinë shkencore duke shpallur se ka zbuluar shkakun për tuberkulozin, bacilin TB. Gjatë kohës kur Koh e shpall lajmin në Berlin, TB qartet nëpër Evropë dhe Amerikë, duke shkaktuar vdekjen e një nga shtatë persona. Zbulimi i Koh e hapi rrugën drejt diagnostifikimit dhe shërimit të TB.

TB ngelet vrasësi më vdekjeprurës në botë. Çdo ditë, mbi 4000 njerëz humbin jetën nga TB, ndërsa 30.000 njerëz sëmuren bga kjo sëmundje preventabile dhe shëruese. Orvatjet globale për luftë kundër TB shpëtuan rreth 58 milion jetës nga viti 2000 deri më sot. Me qëllim që të përshpejtohet reagimi i vendeve, për arritjen e qëllimeve lidhur me luftën kundër TB – shefat e shteteve u mblodhën në mbledhjen e parë në nivel të lartë të OKB në Shtator të vitit 2018 dhe u obliguan ta ndërpresin TB.

< kthehu mbrapa