4 Shtator, 2019

Takim pune i grupit mbështetës për implementimin e NICS

Në periudhën 29-31 gusht të vitit 2019, në Hotelin “Beograd” – Strugë, përfaqësues të Kryqit të Kuq morën pjesë në takimin e punës së grupit mbështetës për implementimin e NICS (Next Generatıon Incıdent Command System), organizuar nga Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Në takimin e punës u analizuan aktivitetet e realizuara në vitin 2019, duke bërë një rishikim të veçantë në konferencën e realizuar shkencore dhe vendimin e marrë nga Qeveria e RMV-së për përdorimin e ueb-aplikimit NICS.

Gjithashtu theksi u vu në përgatitjen dhe pjesëmarrjen në Ushtrimin Ndërkombëtar në Mal të Zi, ku Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë me një ekip prej 5 vetash.

Më 30 gusht, në Qendrën e Trajnimit Rekreativ “Solferino”, për ekipin e reagimit në katastrofa të Njësisë së vetëqeverisjes lokale Karposh, u mbajt një trajnim i menaxhimit të katastrofave. Pjesëmarrësit në këtë trajnim patën mundësinë të njihen me aktivitetet e ndërmarra nga Kryqi i Kuq gjatë përmbytjeve.

Më 31 gusht u monitoruan aktivitetet e Qendrës Profesionale të Sigurisë Ujore dhe Malore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Ohër. Kryetari i Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq – Ohër, Sasho Toçko, dha një pasqyrë të hollësishme për aktivitetet e realizuara në planin e sigurisë ujore dhe malore (numrin e intervenimeve, shpëtimtarëve, mbulimin e ngjarjeve). U vizituan pjesë të plazheve në të cilat kishte shpëtimtarë ujorë nga OKKK – Ohër.

< kthehu mbrapa