26 Nëntor, 2018

Takim pune i Këshillit udhëheqës të Kryqit të kuq të RM-së dhe Këshillit nacional të Kryqit të kuq të Bullgarisë

Në periudhën 22-24 nëntor të vitit 2018 në vizitë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë ishte një delegacion i Kryqit të kuq të Bullgarisë i përbërë nga: Akademik Dr. Hristo Grigorov – Kryetar i Kryqit të kuq të Bullgarisë, Dr. Sofija Stoimenova – Drejtore e përgjithshme e Kryqit të kuq të Bullgarisë, përfaqësues të Këshillit nacional të Kryqit të kuq të Bullgarisë dhe përfaqësues të Shërbimit profesional.

Delegacioni u prit në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, ku mirëseardhje u uroi kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Prof. Dr. Romel Velev dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti.

Në orët e pasdites delegacioni vazhdoi vizitën e tij në Qendrën e kuadrove dhe rekreacionit “Solferino” në Strugë ku u mbajt në sesion i përbashkët i punës së përfaqësuesve të Këshillit udhëheqës të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit nacional të Kryqit të kuq të Bullgarisë.

Në këtë takim pune u prezantuan aktivitetet, të arriturat e deritashme dhe u shkëmbyen përvojat dhe praktikat e deritashme në punën, si dhe aktivitetet e përbashkëta sipas zonave të veçanta të të dyja shoqatave nacionale.

Vetë iniciativa për mbajtjen e një takimi të këtillë u vlerësua pozitivisht dhe kjo u konfirmua edhe në sesionin e përbashkët dhe dha mundësi për një bashkëpunim më intensiv me një propozim për të vazhduar në këtë mënyrë për të prezantuar rezultate

t e bashkëpunimit të përbashkët.

< kthehu mbrapa