13 Gusht, 2021

Takim pune me përfaqësuesit e USAID

Më 12.08.2021 në Zyrën Qendrore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt një takim me Sekretarin e Përgjithshëm d-r. Sait Saiti dhe përfaqësuesit e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), znj. Don Karmin dhe z. Xhon Paterson.

Në takim u diskutua për situatën momentale në krizë dhe përgjigjen e dhënë nga ana e Kryqit të Kuq në rajonet e goditura.

Përfaqësuesit paton mundësinë që nëpërmjet fotografive dhe një video të shkurtë, të inçizuar nga ana e Kryqit të Kuq të RMV-së ta shohin nga afër dëmin i cili u shkaktua nga zjarret në periudhën e kaluar dhe rolin e punën e Kryqit të Kuq, angazhimin vullnetar, shpërndarjen e ndihmës humanitare në vendet e goditura dhe odrimi i ndihmës së parë.

Agjencia e SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID) si partner i Kryqit të Kuq, e vëzhgon dhe do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe përgjigjen gjatë menaxhimit me kriza, duke dhënë përkrahjen e vet edhe më tutje për shtetin tonë.

< kthehu mbrapa