16 Prill, 2019

Takim pune në kuadër të projektit “Shkolla dhe çerdhe të sigurta” mbështetur financiarisht nga programi ERASMUS+

Kryqi i kuq kroat organizoi një takim pune në kuadër të projektit “Shkolla dhe çerdhe të sigurta” mbështetur financiarisht nga programi ERASMUS+, nga 11 deri më 12 prill të vitit 2019 në Zagreb, Kroaci. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i takimit të punës ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të SHN-ve të rajonit me theks në detyrat që secila shoqatë nacionale (SHN) duhet t’i zbatojë ndaras në kuadër të aktiviteteve të projektit.

Në pjesën e parë të takimit të punës, përfaqësuesit e Kryqit të kuq kroat si bartës të aktivitetit për përgatitjen e një katalogu të burimeve dhe aktiviteteve për reduktimin e rrezikut të katastrofave, paraqitën draft versionin e të dhënave të marra nga SHN-të dhe përmes shembujve praktikë i prezantuan ato.

Në pjesën e mëtejshme të ditës, Kryqi i kuq i Austrisë paraqiti platformën e ndihmës së parë, e cila duhet të ndërmerret nga SHN-të dhe të zbatohet në çerdhet dhe shkollat fillore në këto vende.

Në pjesën e dytë të takimit të punës, përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë prezantuan të dhënat e marra nga hulumtimi i kryer mbi legjislacionin ligjor në nivel rajonal dhe nacional, si dhe udhëzimet për përgatitjen e një plani avokatie në nivel të Bashkimit Evropian në fushën e reduktimit të rrezikut nga katastrofat, ndihmën e parë dhe mbështetjen psikosociale. Përveç kësaj, përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Serbisë dhe Kryqit të kuq të Bullgarisë prezantuan projekt-programet e trajnimit për trajnimin për reduktimin e rreziqeve të katastrofave dhe mbështetjen psikosociale.

Në përfundim të takimit të punës u bë vlerësimi i aktiviteteve të deritashme në projekt, përgatitja e planeve për diseminimin e projektit dhe marrëveshja e përbashkët për aktivitete të mëtejshme për realizimin e qëllimeve të projektit.

< kthehu mbrapa