Takimi i koordinatorëve kombëtarë për shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale
Në takimin e mbajtur nga data 21 deri më 22 nëntor 2023, në Budapest mori pjesë koordinatori kombëtar për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale nga Kryqi i Kuq i R. Maqedonisë së Veriut.
Duke parë pas përafërsisht 18 muajt e fundit, përpjekjet për zhvillimin e kapaciteteve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psiko-sociale për Apelin e Ukrainas për Reagim Emergjent, Koordinatorët e Shoqërisë Kombëtare u udhëzuan dhe u përgatitën më mirë për t’iu përgjigjur sfidave dhe nevojave të shëndetit mendor në vitin e ardhshëm. 18 Shoqëritë Kombëtare të përfshira në Apelin Emergjent të IFRC mbi krizën në Ukrainë dhe vendet e prekura ishin të pranishme në një takim për të shkëmbyer mes kolegëve, për të festuar dhe ekspozuar arritjet, për të ndarë mësimet e nxjerra dhe për t’iu përgjigjur sfidave.
Objektivat e takimit ishin festimi i suksesit në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psiko-sociale gjithashtu dhe ofrimi i shërbimeve, shkëmbimi peer-to-peer mbi mësimet e nxjerra, arritjet dhe sfidat në kuadër të zhvillimit dhe programimit të kapaciteteve të MHPSS, udhëzime për zhvillimin e strategjisë dhe qëndrueshmërinë e shëndetit mendor dhe mbështetjes psiko-sociale.