25 Shkurt, 2022

Takimi i tretë rajonal me sekretarët për procesin TRANSFORMIMI 28

Punëtoritë rajonale me sekretarët e organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit i mbarojmë në Strumicë. Procesi i Transformimit 28 identifikon forma të reja veprimi, shërbime inovative, qasje transparente dhe llogaridhënëse në punë, partneritete të qëndrueshme dhe të forta me institucionet shtetërore, organizatat dhe sektorin e korporatave.

Në takimin e fundit rajonal me sekretarë morën pjesë përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq të Strumicës, Koçanit, Radovishit, Dellçevës, Sveti Nikollës, Vallandovës, Shtipit, Gjevgjelisë, Vinicës dhe Probishtipit.

Por nuk ndalemi këtu, konsultimet vazhdojnë me vullnetarët tanë, anëtarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët.

< kthehu mbrapa