Të rinjtë në aksion
Në kuadër të programit PVH, deri më 5 prill 2022 janë realizuar të gjitha trajnimet nga ana e OKKK, të cilat këtë vit janë pjesë e programit. Janë realizuar 40 trajnime për diseminim, 40 trajnime për realizimin e projekteve të vogla dhe 40 trajnime për dokumentimin e projekteve të vogla. Gjithsej 800 nxënës janë pjesë e programit PVH, të udhëhequr nga 40 diseminues të cilët nga ana e tyre marrin mbështetje të drejtpërdrejtë nga 9 mentorë PVV dhe koordinatori i programit.
Të rinjtë tashmë janë në terren, hulumtimi ka filluar, përzgjedhja e target grupeve dhe një pjesë e aktiviteteve tashmë janë duke u realizuar. Projektet duhet të përfundojnë deri më 24 qershor 2022. Këtë vit pritet të përfundojnë 120 projekte të vogla.
Të rinjtë me praninë, aktivitetet, promovimin, uniformat, proaktivitetin e tyre janë ambasadorët më të mirë të punës sonë.