Thirrje për angazhimin e IT kompanisë me qëllim zbatimin e detyrave të punës
Krijim dhe zhvillim i aplikacionit mobil First responder APP për Android / IOS
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall thirrje për angazhimin e një kompanie IT për të dizajnuar dhe zhvilluar aplikacionin mobil Android, iOS për përdorim të brendshëm për ekipet që janë të parët që përgjigjen në terren në shërbimin e Butonit Emergjent (BE) në Shkup, Maqedonia e Veriut, për projektin “Zhvillimi i shërbimeve të biznesit për kujdesin dhe mbështetjen e integruar në KKRMV” – projekt i mbështetur nga një partneritet afarist të KKRMV dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, Kryqit të Kuq Austriak dhe Kryqit të Kuq Zviceran.
Shpalljen mund ta gjeni në linkun në vazhdim.
Personat e interesuar, më së voni deri më 11.01.2021, duhet të aplikojnë:
Në mënyrë elektronike në adresën në vijim: komisijazanabavki@redcross.org.mk me theks Thirrje për krijimin e aplikacionit mobil
Kandidatët e përzgjedhur do të informohen, nëpërmjet postës elektronike, më së voni 3 ditë pas zgjedhjes.