Red Cross Shape
Thirrje për punëtori – Informim dhe komunikim në raste të krizës

2018-10-10

Thirrje për punëtori – Informim dhe komunikim në raste të krizës

Të nderuar mediume,

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë si një ndër organizatat më të mëdha humanitare gjatë periudhës së kaluar në shumë raste është ballafaquar me menaxhimin e krizave në Republikën e Maqedonisë, përmes sigurimit të ndihmës humanitare dhe dhënies së shërbimeve njerëzve të cilët kanë hasur në rrezik.

Republikën e Maqedonisë dy vitet e fundit e ka kapluar një valë e migrantëve të cilët kanë tranzituar përmes vendit tonë. Si ndihmës i qeverisë së Republikës së Maqedonisë edhe përmes mandatit të organizatës sonë, sigurohet një mbështetje intenzive dhe ndihmë për personat të cilët akoma gjenden në qendrat e pikave kufitare.

Ju si Media, vazhdimisht e ndjekni gjendjen me migrantët dhe situata të tjera, dhe e informoni publikun për ngjarjet të cilat ndodhin.

Për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive për informim dhe komunikim në raste të krizës, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq organizon një punëtori me përfaqësues nga mediat, se si të informohet dhe të komunikohet në raste të krizës.  

Do të kisha dashur të Ju ftojmë në punëtorinë e cila do të mbahet me 22.10.2018 nga ora 10:00 deri në ora 14:00 në hapësirat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, bul. Koco Racin nr. 13, 1000 Shkup, në të cilën bashkarisht do të mundohemi t’i përcjellim dijenitë dhe përvojat lidhur me informimin dhe komunikimin. Në punëtori do të ketë prezantim edhe nga ana e një përfaqësuesi nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të kuq dhe ekspertë të tjerë.

Pjesëmarrjen tuaj mund ta lajmëroni në email adresën mustafa@redcross.org.mk më së voni deri më 18.10.2018.

Други вести

Pjesëmarrje në shënimin solemn të Jubileut – 150 vjet nga themelimi i Kryqit të Kuq të Serbisë
Trajnim për diseminatorët e PVH Cikli PHV 2026
Dhurime gjaku të realizuara në vitin 2025

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026