22 Maj, 2018

Trajnim ndërkombëtar për reagim në raste të përmbytjeve “Kresna 2018”

Mes 14-18.05.2018 pranë rrethinës së Kresnës, Bullgari, organizuar nga Kryqi i kuq i Bullgarisë, u mbajt një trajnim ndërkombëtar për reagim në raste të përmbytjeve ku morën pjesë përfaqësues të Kryqit të kuq të Bullgarisë, Kryqit të kuq të Rumanisë, Kryqit të kuq të Hungarisë dhe Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të vullnetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërive kombëtare dhe për të forcuar rezistencën, duke ngritur efikasitetin e reagimit në raste të katastrofave në nivel rajonal dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e reagimit emergjent.  

Sesionet e trajnimit u realizuan në mënyrë interaktive përmes shkëmbimit të përvojave, punës në grup dhe punës praktike në terren. Pjesëmarrësit e trajnimit ishin të ndarë në 2 grupe (themelore dhe të avancuara), ndërsa temat që u trajtuan gjatë trajnimit janë: shpëtimi në ujë – teori, ushtrime praktike për lëvizje në lumë, Ndihma e parë, puna me litarët e shpëtimit, teknikat dhe navigacioni me varkë, trajnime për grimerë / paraqitja realiste e lëndimeve, Uji, kanalizimet dhe promovimi i higjienës, radiokomunikacionit, ushtrime simuluese.

Kryqi i kuq i Maqedonisë gjatë trajnimit së bashku me dy instruktorë ndërkombëtare për promovimin e higjienës gjatë fatkeqësive, mbajti leksion edukativ me ushtrime interaktive mbi bazat e pastrimit të ujit dhe rëndësinë e promovimit të higjienës gjatë fatkeqësive, me theks të veçantë në përmbytjet. Përveç trajnimit të shkurtër u shpalosën edhe përvojat reale dhe praktike për reagim në rast të përmbytjeve si dhe u prezentua puna e Kryqit të kuq të Maqedonisë me Stacionin për pastrimin e ujit (në nivel lokal / kombëtar dhe në nivel rajonal / ndërkombëtar).  

< kthehu mbrapa