Trajnim në fushën e parandalimit, kujdesit ndaj punonjësve dhe rritjes së cilësisë së punës në E-112.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 16.05.2022 deri më 20.05.2022 ka mbajtur trajnime në drejtim të parandalimit, kujdesit ndaj punëtorëve dhe rritjes së cilësisë së punës për të gjithë pranuesit e thirrjeve emergjente në Sektorin E-112. Trajnimet përdorën një metodologji të të mësuarit eksperimental, përmes së cilës operatorët ishin në gjendje të praktikonin teknika dhe të mësonin se si të merren me situata komplekse me telefonuesit dhe të nxirrnin informacione thelbësore.
Trajnimet mbuluan temat e komunikimit, sistemet e mbështetjes psiko-sociale, teknikat e menaxhimit të stresit dhe parandalimi i sindromës “burnout”. Mësimi i fituar është në funksion të rritjes së efikasitetit, bashkëpunimit dhe reziliencës psikologjike së operatorëve të numrit 112.
Kryqi i Kuq është gjithmonë në dispozicion si ndihmës i institucioneve shtetërore dhe përmes sistemit të tij të mbështetjes psiko-sociale vazhdon të ofrojë mbështetje për institucionet dhe popullatën e cenueshme.