29 Nëntor, 2021

Trajnim për edukatorë moshatar për preventivë nga sëmundjet e varësisë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë Veriore organizoi trajnim për edukatorë të bashkëmoshatarëve për parandalimin e sëmundjeve të varësisë. Në trajnim morën pjesë 72 vullnetarë nga Klubet e Rinisë nga i gjithë vendi. Trajnere të saj ishin d-r Sonja Sturllakova, specialiste e mjekësisë interne dhe Vesna Samojllovksa, psikologe nga Instituti për veprimtari sociale – Shkup.

Trajnimi u organizua në muajin nëntor i cili sipas kalendarit tradicional të aktiviteteve paraqet muajin për luftë kundër varësive.

Në periudhën që vijon këta vullnetarë të rinj do të jenë afirmues të shprehive të shëndosha mes moshatarëve të tyre duke theksuar pasojat e dëmshme nga përdorimi drogave, alkoolit dhe duhanit.

< kthehu mbrapa