13 Shkurt, 2024

Trajnim për profesorë-diseminues të PVH në Kosovë

Në periudhën 9-10 shkurt 2024, në Kosovë është mbajtur sesioni trajnues për profesorët-diseminues të PVH-së. Trajnimi u realizua si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar me Kryqin e Kuq të RMV-së me qëllim zbatimin e programit PVH si model pozitiv në fushën e rekrutimit të të rinjve, zhvillimin e projekteve të vogla në dobi të komunitetit dhe promovimin e paqes, tolerancës dhe kulturës.

Janë trajnuar dhe motivuar 20 diseminues nga 6 Organizata Komunale të Kryqit të Kuq të përfshirë në këtë fazë pilot. Si mbështetje janë përfshirë disa vullnetarë nga të njëjtat Organizata komunale. Është caktuar një koordinator kombëtar i cili do të ofrojë mbështetje gjatë zbatimit të tre trajnimeve.

Pritet të trajnohen 300 nxënës dhe të krijohen 30 projekte të vogla.

Koordinatori kombëtar i PVH nga Kryqi i Kuq i RMV do të ofrojë mbështetje mentoruese gjatë gjithë vitit me qëllim të zbatimit më të mirë dhe më të lehtë të programit.

< kthehu mbrapa